Hill: Sanksionet e Amerikës kundër Iranit nuk japin rezultat
https://parstoday.ir/sq/news/world-i110804-hill_sanksionet_e_amerikës_kundër_iranit_nuk_japin_rezultat
Revista amerikane "Hill" ka raportuar se politika e presionit maksimal e Amerikës kundër Republikës Islamike të Iranit gjatë presidencës së Donald Trump nuk ka qenë efikase dhe nuk do të jetë efikase as gjatë presidencës së Joe Biden.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 04, 2021 10:49 Europe/Tirane
  • Hill: Sanksionet e Amerikës kundër Iranit nuk japin rezultat

Revista amerikane "Hill" ka raportuar se politika e presionit maksimal e Amerikës kundër Republikës Islamike të Iranit gjatë presidencës së Donald Trump nuk ka qenë efikase dhe nuk do të jetë efikase as gjatë presidencës së Joe Biden.

Revista "Hill" në një artikull të autorit Brjan Bumen, asistent i programit "Politika e Azisë Perëndimore" në komitetin miqtë në ligjvënie kombëtare, ka kritikuar veprimet armiqësore dhe provokuese të qeverisë së presidentit amerikan Joe Biden dhe ka theksuar se diplomacia është e vetmja rrugë e përshtatshme për t'u përballur me programin atomik të Iranit.

Ky raport më pas duke vë në dukje zhvillimin e mundshëm të raundit të shtatë të bisedimeve në Vjenë të Austrisë për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore, ka shkruar se pas tre viteve që nga koha kur ish-presidenti amerikan Donald Trump në vitin 2018, doli në mënyrë njëanshme nga marrëveshja bërthamore me Iranin, tani ka arritur një çast përcaktues për diplomacinë mes Iranin dhe Amerikës që mund të ketë pasoja të rëndësishme për të ardhmen e rajonit të Azisë Perëndimore.  

Duke vë në dukje jo efikasitetin e politikës së sanksioneve ndaj Iranit për të çuar përpara qëllimet e Amerikës, revista Hill në raportin e saj ka shkruar: "Pavarësisht faktit se sanksionet kanë shkaktuar shpenzime serioze për popullin e Iranit, mirëpo Republika Islamike e Iranit po vazhdon të rezistojë dhe të qëndrojë përball presioneve të Amerikës dhe këto sanksione kanë ngjallur më shumë se në të kaluar ndjenjën antiamerikane në mesin e qytetarëve iranianë. Çështja e përdorimit të sanksioneve me shpresë se Irani do të japë më shumë privilegje, nuk ka qenë efikase jo vetëm gjatë presidencës së Trump, por nuk do të jetë e dobishme as gjatë presidencës së Joe Biden".