Përfundojnë pa rezultat bisedimet e OPEC Plus
(last modified Tue, 06 Jul 2021 14:58:26 GMT )
Korrik 06, 2021 16:58 Europe/Tirane
  • Përfundojnë pa rezultat bisedimet e OPEC Plus

Negociatat e OPEC Plus pas bisedimeve serioze që zgjaten disa ditë, nuk kanë dhënë rezultat për shkak të kërkesës së Emirateve të Bashkuara Arabe për rritjen e kuotës së tyre.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se OPEC Plus ka lëshuar negociatat pa kurrfarë rezultati dhe pa nënshkruar kurrfarë kontrate dhe ky kartel po përballet me krizë dhe tregu i naftës po përballet me mungesë së naftës dhe rritjen e çmimit.

Sipas përfaqësuesve të OPEC, disa ditë bisedime serioze nuk kanë arritur të zgjidhin mosmarrëveshjet e mëdha mes Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Gjithashtu në bazë të deklaratës së Muhamed Barkindo, sekretarit të përgjithshëm të OPEC, ky grup nuk ka rënë dakord as për datën e zhvillimit të takimit të ardhshëm.

Pasoja më e shpejtë e këtij dështimi është kjo që OPEC Plus nuk do të shtojë prodhimin për muajin e gusht, përveç nëse marrëveshje të shpëtohet nga shkatërrimi. Mosshtimi i prodhimit duke marrë parasysh përmirësimin e kërkesës, do ta privojë ekonominë globale për ofrimin e sasisë më të madhe të naftës në tregun botëror.

Megjithëkëtë, këto rrethana janë të ndryshueshme dhe ky grup në çdo kohë mund të rifillojë negociatat. Duke marrë parasysh rritjen me mbi 50% të çmimit të naftës këtë vit duke shkuar në gati 80 dollarë për çdo fuçi, ky grup sipas të gjitha gjasave do të përballet me presion më të madh nga ana e vendeve konsumatorë që janë të shqetësuar për rritjen e inflacionit.

 

Tags