Rezoluta e Parlamentit Evropian për të vendosur sanksione ndaj zyrtarëve iranianë
Parlamenti Evropian të Enjten, në përputhje me politikat armiqësore dhe çnjerëzore të Shteteve të Bashkuara, miratoi një rezolutë që kërkon sanksione të synuara kundër disa zyrtarëve të Republikës Islamike të Iranit, me pretekstin e të drejtave të njeriut.
Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, në këtë rezolutë, Parlamenti Evropian i bën thirrje Këshillit të Evropës që "të vendosë sanksione të synuara kundër disa zyrtarëve iranianë, në formën e ngrirjes së pasurive të tyre, si dhe sanksione kundër disa institucioneve iraniane". Parlamenti Evropian në këtë rezolutë ka pretenduar se një numër zyrtarësh iranianë ishin të përfshirë në "ndalimin arbitrar dhe ekzekutimin e shtetasve të BE". Anëtarët e Parlamentit Evropian gjithashtu i bënë thirrje Ajetollah Sejed Ibrahim Raisi, presidenti i zgjedhur i Iranit, që të pezullojë ekzekutimin e Ahmad Reza Jalali, një spiun i burgosur në Iran. Ahmad Reza Jalali në Prill 2016 u arrestua dhe u dënua me vdekje në Teheran, për lidhjen dhe spiunazhin e tij për Mossadin (agjencinë izraelite të spiunimit). Një nga veprimet e Ahmad Reza Jalali ishte dhënia i adresave dhe detajeve të 30 figurave kryesore studiuese dhe shkencore, të projekteve ushtarake dhe bërthamore të Iranit, përfshirë dëshmorët Shahriari dhe Ali Mohammadi, tek oficerët e inteligjencës Mossad, gjë që çoi në vrasjen dhe martirizimin e tyre.