Korrik 09, 2021 14:27 Europe/Tirane
  • Kriza e urisë në botë

Organizata ndërkombëtare OXFAM ka deklaruar se në çdo një minutë, 11 njerëz në botë vdesin për shkak të urisë.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Organizata Ndërkombëtare për të Ndihmuar Zhdukjen e Varfërisë (OCFAM) ka deklaruar se gjatë një viti të kaluar numri i persona të cilët në të gjithë botën janë përballur me situatë të ngjashëm të krizës së urisë, është shtuar gjashtë herë më shumë.

Organizata OXFAM në një raport të saj të publikuar me titull “Virusi i urisë shumohet disa herë më shumë”, ka shkruar: “Numri i persona të cilët vdesin për shkak të krizës së urisë në botë është më i madh se sa numri i viktimave që po shkakton virusi Covid-19 i cili në çdo minutë po merre jetën e 7 njerëzve”.

Kjo organizatë ndërkombëtare që vepron në fushën e ndihmave humanitare gjithashtu ka deklaruar se 155 milionë njerëz në botë sot nga aspekti i sigurisë ushqimore janë në nivel të krizës dhe kjo shifër tregon se 20 milionë është shtuar më shumë në krahasim me vitin e kaluar. Rreth dy e treta e këtij numri të njerëzve po përballen me krizën e urisë për shkak se vendi i tyre është përfshirë nga lufta.

Ebi Maksman, kryetari i OXFAM në Amerikë, ka deklaruar: “Aktualisht përballja e pandalshme kundër pandemisë së virusit Korona dhe shtimi i krizës së klimës, mbi 520 mijë persona i ka vendosur në prag të urisë. Pavarësisht pandemisë së virusit Korona, shpenzimet ushtarake të botës janë rritur deri në 51 miliardë dollarë, një shumë kjo që të paktën është gjashtë herë më e madhe se sa shuma e buxhetit për të cilin ka nevojë OKB për t’i dhënë fund krizës së urisë në botë. Uria gjithashtu po përdoret si një armë për luftë. Popullin dhe civilët po i privojnë nga uji dhe ushqimi dhe po pengojnë dërgimin e ndihmave humanitare”.

Organizata ndërkombëtare OXFAM gjatë muajve të ardhshëm synon të ndihmojë me miliona njerëz dhe si rezultat i kësaj ka kërkuar në mënyrë urgjente një buxhet për të financuar dhe mbështetur programet humanitare të kësaj organizate anë e mbanë botës. Ngrohja e rruzullit të tokës dhe pasojat ekonomike të krijuara nga përhapja e virusit Korona janë bërë shkak për shtimin me 40% të çmimeve të lëndëve ushqimore në botë që është shifra më e lartë gjatë një dekade të kaluar.

Tags