Frika nga ISIS dhe insistimi evropian për qëndrimin e amerikanëve
Disa vende evropiane, veçanërisht Britania dhe Franca, këto ditë janë bërë më këmbëngulëse sesa amerikanët për frikën rreth mundësisë së rindërtimit dhe rishfaqjes së ISIS në Irak dhe Siri.
Analizimi i mediave tregon se mediat britanike dhe franceze, duke transmetuar deklarata të zyrtarëve të lartë të shtetit në këto vende, më shumë se vetë Amerika insistojnë se grupi terrorist ISIS po riorganizon elementët e tij në Irak dhe raportet e fundit të gazetës Guardian tregojnë qartazi vërtetësinë e këtyre pretendimeve. Sipas këtyre mediave, grupi terrorist ISIS në zemër të Irakut d.m.th. në jug të qytetit Kirkuk, zonë e pasur me naftë, po riformohet në shpellat nëntokësore, në male dhe kodrat e rajonit. Guardian pretendon se 4 vjet pas disfatës së këtij grupi në luftën e Mosulit, elementë të armatosur të këtij grupi terrorist janë duke ri mbledhur forcat dhe në formën e bandave të vogla vendosen si postblloqe dhe kryejnë sulme duke bërë kontrolle të sigurisë. Ata kanë vrarë disa figura të zonës dhe kanë sulmuar shtyllat e energjisë elektrike dhe qendrat e naftës. Kjo gazetë angleze ka shprehur shqetësimin e rindërtimi i grupit terrorist mund të dëmtojë rëndë gjendjen e sigurisë në Irak. Mediat angleze dhe franceze, po i parashtrojnë këto pretendime dhe shqetësime njëkohësisht me tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani dhe marrjen nën kontroll të një pjese të madhe të territorit të këtij vendi nga grupi radikal Taleban. Si rezultat ata kanë nisur raportimin e frikës nga mundësia e ringjalljes së ISIS në Irak. Franca dhe Anglia më shumë se çdo vend tjetër, kohët e fundit janë mundua tej mase që të parashtrojnë rrezikun e riorganizimit të ISIS në Irak dhe në Siri. Ekspertët irakianë janë të mendimit se ngjallja e frikës nga Anglia dhe Franca lidhur me rrezikun e rishfaqjes dhe riorganizimit të ISIS, është një formë përpjekjeje për të rivendosur kolonizimin e dikurshëm anglez dhe francez në këto dy vende. Kazem Haxh, ekspert i çështjeve politike dhe të sigurisë në Irak, lidhur me këtë ka thënë se Anglia dhe Franca, po bëjnë përpjekje për rindarjen e rajonit dhe në këtë mënyrë Anglia të marrë pjesën e saj në Irak, ndërsa Franca pjesën e saj në Siri. Sipas Al-Haxh, dhe sipas shumë ekspertëve të Irakut, Franca dhe Anglia po mundohen të plotësojnë vendin bosh të Amerikës në rajon me qëllim që Uashingtoni të ketë duar më të lira për tu përballur me Kinën.