Dalin në pah robotët fluturues vrasës: Rreziqet nga dronët turq
https://parstoday.ir/sq/news/world-i111548-dalin_në_pah_robotët_fluturues_vrasës_rreziqet_nga_dronët_turq
Një brez i ri i dronëve të pajisur me inteligjencë artificiale mund të përdoret nga vendet e liga, grupet kriminale dhe të sëmurët mendorë, për qëllime të tmerrshme.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 19, 2021 04:30 Europe/Tirane
  • Dalin në pah robotët fluturues vrasës: Rreziqet nga dronët turq

Një brez i ri i dronëve të pajisur me inteligjencë artificiale mund të përdoret nga vendet e liga, grupet kriminale dhe të sëmurët mendorë, për qëllime të tmerrshme.

Në një film artistiko-shkencor i viteve 1980, paraqet një superbot i pakontrolluar që është i etur për të vrarë njerëzit. Sot, ky imazh plotësisht imagjinar është bërë realitet dhe robotët që gjuajnë njerëzit, sot shiten në të gjithë botën dhe përdoren në fushën e betejës, me ndryshimin që këta robotë tani janë dronë vrasës, të cilët veprojnë automatikisht. Pretendohet se droni Cargo-2 i bërë nga Turqia mund të zbulojë dhe shkatërrojë automatikisht objektivat njerëzorë duke përdorur teknologjinë e njohjes së fytyrës (inteligjencën artificiale). Ky është një hap i madh teknologjik sa i përket dronëve që deri tani janë telekomanduar nga operatorët njerëzorë. Një raport i Këshillit të Sigurimit të KB thotë se "Cargo-2 u përdor në luftën civile Libiane për të kryer sulme automatike kundër objektivave njerëzorë dhe ishte në gjendje të shënjestronte karvanët logjistike ushtarake dhe njerëzore, pa patur nevojën e kontaktit me operatorin ose njeriun". Qasja e lehtë dhe zgjerimi i aftësive të këtyre dronëve është bërë një sfidë për të gjithë njerëzimin. Çështja e parë është se nëse nuk biem dakord të ndalojmë prodhimin dhe shitjen e tyre, vrasës si Cargo-2 së shpejti do të jenë në dispozicion për këdo, nga qeveritë e liga e deri tek bandat kriminale dhe psikopatët. Së dyti, grupet e dronëve vrasës, për shkak të numrit të tyre të madh, mund të neutralizojnë shtresat e mbrojtjes kundër kërcënimeve terroriste të krijuara nga vendet e teknologjisë së lartë. Së treti, duke krijuar sfida të reja në luftën asimetrike, këto dronë mund të prishin ekuilibrin e fuqisë në pjesë të ndryshme të botës dhe të kthejnë zonat e qëndrueshme në fusha beteje. Dronët në thelb janë të njëjtit smartphone por që kanë aftësinë për të fluturuar dhe konsiderohen si një efekt anësor i teknologjisë së smartphone-ve.  Ata po fitojnë një dimension të tretë që në thelb është falas dhe krijon mundësi të reja biznesi. Këto dronë mund të dërgojnë ushqim, ilaçe dhe pajisje mjekësore tek kërkuesi duke përdorur teknologjinë e njohjes së fytyrës dhe këto aftësi mund t'i kthejnë ato në armë në duart e terroristëve. Nëse nuk ndalojmë zhvillime të tilla tani, në të ardhmen e afërt do të duhet të presim dhe të shohim udhëzimet për shndërrimin e dronëve që mund të shiten në raftet e dyqanit në Internet, në vrasës automatikë. Deri më sot, inteligjenca artificiale ka luftuar shumë për të siguruar identifikimin e saktë të objekteve dhe fytyrave të nbejrëzve në hapësirën publike.  Algoritmet e inteligjencës artificiale prishen kur përballen me një imazh që, për shembull, manipulohet paksa duke shtuar tekste. Gjithashtu në re dhe mjegull, shi, dëborë dhe dritë intensive, saktësia e sistemeve të inteligjencës artificiale zvogëlohet. Sidoqoftë, për ata që nuk kujdesen shumë për vrasjen e njerëzve të pafajshëm, nivel i teknologjisë mund të përdoret lehtë. Supozoni një tufë dronësh plot me eksploziv që shkojnë në stadiume dhe qendra grumbullimi të njerëzve dhe pa mundur t’i identifikojnë ato marrin një numër të madh jetë njerëzish. Deri më sot, Shtetet e Bashkuara dhe Kina nuk kanë mbështetur thirrjet për ndalimin e prodhimit dhe shpërndarjes së armëve plotësisht automatike dhe kështu ofrojnë një lloj mbulese legjitime për ata prodhues të armëve dhe qeverive që përdorin dronë vrasës.