Protesta kundër zhvillimit të Lojërave Olimpike në Tokio
https://parstoday.ir/sq/news/world-i111830-protesta_kundër_zhvillimit_të_lojërave_olimpike_në_tokio
Protestuesit kundër zhvillimit të Lojërave Olimpike gjatë një tubimi protestues në Tokio, kanë kërkuar anulimin e këtyre lojërave.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 24, 2021 18:02 Europe/Tirane
  • Protesta kundër zhvillimit të Lojërave Olimpike në Tokio

Protestuesit kundër zhvillimit të Lojërave Olimpike gjatë një tubimi protestues në Tokio, kanë kërkuar anulimin e këtyre lojërave.

Kanali televiziv NHK i Japonisë ka njoftuar se me qindra protestues janë mbledhur në rajonin Shejbuja të Tokios dhe kanë marshuar në drejtim të stadiumit kombëtar ku po zhvillohej ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike Tokio 2020. Qindra protestues gjatë kohës së zhvillimit të ceremonisë së hapjes së këtyre lojërave, janë mbledhur përpara stadiumit dhe kanë kërkuar anulimin e Lojërave Olimpike Tokio 2020. Protestuesit kanë deklaruar se zhvillimi i Lojërave Olimpike gjatë krizës dha valës së re të përhapjes së pandemisë së Covid-19 në Tokio, është kërcënim për jetën e qytetarëve.