Varianti Delta pushton edhe Evropën Juglindore
Me përhapjen e variantit Delta të virusit Korona në Evropën Juglindore, autoritetet e vendeve të këtij rajoni kanë paralajmëruar se vala e re e përhapjes së pandemisë Korona mund të ushtrojë presion më të madh mbi spitalet e këtyre vendeve.
Revista gjermane BNA Intelinews ka shkruar se qeveritë e vendeve të Evropës Juglindore të cilat po përballen me përhapjen e shpejtë të variantit Delta të virusit Korona, përveç ruajtjes së sistemeve të përkujdesjes shëndetësore, po synojnë të përshpejtojnë programin e vaksinimit të qytetarëve duke marrë parasysh faktin se së fundi numri i njerëzve që po vaksinohen sidomos në Rumani dhe Serbi ka shënuar rënie të konsiderueshme.
Autoritetet shëndetësore të Sllovenisë, Kroacisë dhe Bullgarisë kanë deklaruar se varianti Delta i virusit Korona po përhapet në mënyrë intensive në këto vende dhe ekziston mundësia që gjatë muajit gush varianti Delta të jetë varianti më i përhapur i virusit Korona që do të dominojë në shumë vende.
Në një njoftim të përbashkët të Qendrës Evropiane për Parandalimin e Sëmundjeve dhe OBSH, gjithashtu është konfirmuar se shumica e rasteve të reja të infektimeve me virusin Korona në Evropë janë nga varianti Delta ose indian, i cili sipas studimeve përhapet më shpejt.