Evropa ndërmerr masa më të rrepta kundër përhapjes së variantit Delta
Vendet evropiane me shqetësime të mëdha ndaj përhapjes së shpejtë të variantit Delta të virusit Korna, kanë vendosur kufizime dhe masa më të rrepta kufitare për ta kontrolluar pandeminë Korona.
Gazeta britanike “The Guardian” ka shkruar se në përgjithësi mbi gjysma e popullsisë së Evropës është vaksinuar plotësisht, mirëpo ekziston një dallim i konsiderueshëm në nivelin e vaksinimit në vendet evropiane dhe përhapja e shpejtë e mutacioneve të reja të virusit Korona mund të shkaktojë vonesa në procesin e vaksinimit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se varianti Delta i virusit Korona aktualisht ka përfshirë pjesë të mëdha të Evropës dhe politikanët duke vë në dukje përhapjen e shpejtë të këtij varianti të virusit Korona, po bëjnë të gjitha përpjekjet për të arsyetuar masat më të rrepta për inkuadrimin e vaksinimit të njerëzve.
Nga ana tjetër, Kristien Lagard, presidentja e Bankës Qendrore të Evropës, ka paralajmëruar në lidhje me përhapjen e variantit Delta të virusit Korona dhe ka thënë: “Kjo situatë mund ta dobësojë procesin e përmirësimit të shërbimeve, sidomos në sektorin e turizmit”.
Në bazë të këtij raporti, disa ende evropiane kanë shtuar masat kontrolluese në pikat kufitare. Autoritetet evropiane që nga Greqia e deri të Italia, Franca dhe Portugalia po miratojnë lëshimin e certifikatës shëndetësore ose pasaportës së vaksinimit për një sferë të gjerë të aktiviteteve.
Martin Heberd, profesor i sëmundjeve infektive në Universitetin e Londrës, ka theksuar se varianti Delta i virusit Korona është 60% më përhapës se sa varianti Alfa”.
Nën hijen e zbatimit të planit për pasaportën e gjelbër ose certifikatën shëndetësore në Evropë për t’i dhënë më shumë shërbime dhe të drejta personave të vaksinuar, në disa vende evropiane janë zhvilluar protesta të gjera anë e mbanë Evropës kundër vaksinës dhe kundër kufizimeve të vendosura për shkak të pandemisë së virusit Korona.