Gjyqtarja iraniane ndanë drejtësinë në ndeshjen e gjysmëfinales në Lojërat Olimpike
https://parstoday.ir/sq/news/world-i112066-gjyqtarja_iraniane_ndanë_drejtësinë_në_ndeshjen_e_gjysmëfinales_në_lojërat_olimpike
E vetmja gjyqtare iraniane e karvanit të Iranit në Lojërat Olimpike Tokio 2020, me veprimin e vetë të saktë dhe pa kurrfarë gabime, ka arritur të tërheqë vëmendjen e kryegjyqtarit të garave në mënyrë që të fitojë rastin të ndajë drejtësinë edhe në fazën e gjysmëfinales së garave të tenisit mbi tryezë në Lojërat Olimpike Tokio 2020.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 29, 2021 16:19 Europe/Tirane
  • Gjyqtarja iraniane ndanë drejtësinë në ndeshjen e gjysmëfinales në Lojërat Olimpike

E vetmja gjyqtare iraniane e karvanit të Iranit në Lojërat Olimpike Tokio 2020, me veprimin e vetë të saktë dhe pa kurrfarë gabime, ka arritur të tërheqë vëmendjen e kryegjyqtarit të garave në mënyrë që të fitojë rastin të ndajë drejtësinë edhe në fazën e gjysmëfinales së garave të tenisit mbi tryezë në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Simin Rezaij e cila është e vetmja gjyqtare iraniane e karvanit olimpik të Iranit në Tokio e cila pas veprimit të mirë që ka treguar në fazat kualifikuese dhe në fazën e çerekfinales së garave të tenisit, kësaj radhe ajo ka ndarë drejtësinë në ndeshjen e gjysmëfinales për femra mes përfaqësueseve të Kinës dhe Singaporit.

Kjo ndeshje në fund ka përfunduar me fitoren e përfaqësueses së Kinës e cila u bë finalistja e parë e këtyre garave. Gjyqtarja iraniane edhe në këtë ndeshja ka vepruar në nivel të lartë dhe pa kurrfarë gabimi, gjë që i jep asaj mundësi të ndaj drejtësinë edhe në ndeshjen finale.