Akuzat kundër Biden për ngacmime seksuale bëhen përsëri mediale
(last modified Thu, 05 Aug 2021 16:15:29 GMT )
Gusht 05, 2021 18:15 Europe/Tirane
  • Akuzat kundër Biden për ngacmime seksuale bëhen përsëri mediale

Në kulmin e kërkesave për dorëheqjen e guvernatorit të shtetit të Nju Jorkut për shkak të akuzave për ngacmime seksuale, akuza të ngjashme janë paraqitur edhe kundër Joe Biden, presidentit të Amerikës dhe kjo çështje ka pushtuar mediat amerikane.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se në konferencën për shtyp të Shtëpisë së Bardhë të mërkurën në mbrëmje, gazetari i gazetës amerikane “New York Post”, ka pyetur zëdhënësen: “A duhet zhvilluar hetime të pavarura edhe në lidhje me akuzat e paraqitur kundër presidentit të Amerikës ashtu sikur në lidhje me akuzat ndaj guvernatorit të Nju Jorkut?”

Ky gazetar e kishte fjalët për ato akuza të cilat janë paraqitur gjatë fushatës elektorale të Joe Biden vitin e kaluar. Në mesin e këtyre akuzave mund të përmendet edhe pretendimi i Tara Reid e cila kishte pretenduar se Biden në vitin 1993 e kishte abuzuar atë seksualisht. Ky gazetar amerikan gjithashtu ka përmendur edhe raportin e gazetave “Washington Post” dhe “New York Times” në lidhje me ato gra të cilat kanë protestuar për kundër ngacmimeve seksuale që u kishte bërë Biden. Jen Psaki, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, në përgjigje ndaj pyetjes së këtij gazetari, pretendoi se Biden gjithnjë thekson rëndësinë e dëgjimit të zërit të grave dhe për respektimin e tyre dhe pjesa më e madhe e këtyre akuzave kundër tij janë paraqitur gjatë fushatës elektorale.

Tags