88% e kompanive gjermane viktimë e sulmeve kibernetike
https://parstoday.ir/sq/news/world-i112434-88_e_kompanive_gjermane_viktimë_e_sulmeve_kibernetike
88% e kompanive në Gjermani janë bërë viktimë e sulmeve kibernetike.  
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 07, 2021 04:47 Europe/Tirane
  • 88% e kompanive gjermane viktimë e sulmeve kibernetike

88% e kompanive në Gjermani janë bërë viktimë e sulmeve kibernetike.  

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Akhim Berg, kryetari i Unionit të Inteligjencës Ekonomike dhe Telekomunikacionit në Gjermani, e ka quajtur tronditës numrin e lartë të sulmeve kibernetike ndaj kompanive në Gjermani dhe ka deklaruar: “Nëpërmjet këtyre sulmeve kibernetike, i është shkaktuar dëm 220 miliardë euro në vit kompanive në Gjermani”.

Sasia e dëmeve të shkaktuara nga sulmet kibernetike e llojit të vjedhjes së informacioneve, spiunazhit dhe kryerjes së veprimeve destruktive kundër kompanive gjatë vitit 2020 dhe 2021, është dyfishuar në krahasim me dy vite më parë. Në këtë proces ka luajtur rol edhe pandemia e virusit Korona dhe puna nga distanca.