Shtohen rastet e infektimit në Francë dhe Gjermani
Në Francë në 24 orët e fundit janë regjistruar 20.450 raste me COVID-19.
Sipas të dhënave nga Agjencia e Shëndetit Publik, me 20.450 rastet e reja në 24 orët e fundit, numri i rasteve gjithsej deri më tani ka arritur në 6.305.158, ndërsa me 30 vdekje në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 shkoi në 112.250. Në spitale vazhdojnë trajtimin 8.685 persona, prej të cilëve 1.556 në kujdesin intensiv. Në Gjermani kancelarja Merkel dhe kryeministrat e landeve kanë bërë një apel për të pavaksinuarit për të ndihmuar në luftën kundër pandemisë, të cilës i është dhënë një vrull i ri muajt e fundit nga përhapja e variantit shumë infektiv Delta. Ndërkohë Agjencia e qeverisë gjermane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, Instituti Robert Koch me qendër në Berlin (RKI), lëshoi të dhëna që tregojnë 2,480 raste të reja që raportohen në 24 orët e fundit në të gjithë vendin.