Disa vende evropiane kanë kërkuar kthimin e refugjatëve afganë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i112628-disa_vende_evropiane_kanë_kërkuar_kthimin_e_refugjatëve_afganë
Disa anëtarë të BE -së duke injoruar përparimin e rëndësishëm të bërë nga talebanët në Afganistan i kanë shkruar degës ekzekutive të organizatës për kthimin e vazhdueshëm të refugjatëve afganë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 11, 2021 08:19 Europe/Tirane
  • Disa vende evropiane kanë kërkuar kthimin e refugjatëve afganë

Disa anëtarë të BE -së duke injoruar përparimin e rëndësishëm të bërë nga talebanët në Afganistan i kanë shkruar degës ekzekutive të organizatës për kthimin e vazhdueshëm të refugjatëve afganë.

Sipas Reuters; Austria, Danimarka, Belgjika, Holanda, Greqia dhe Gjermania më 5 gusht shkruan në një letër drejtuar Komisionit Evropian se ndalimi i riatdhesimit të qytetarëve afganë të cilëve u ishte refuzuar azili po dërgonte një mesazh të rremë për të tjerët dhe kjo mund të nxisë më shumë qytetarë që të largohen nga vendet e tyre në drejtim të Evropës. Ata i bënë thirrje Komisionit Evropian të intensifikojë bisedimet me qeverinë afgane se si të vazhdojnë riatdhesimin e azilkërkuesve në muajt e ardhshëm. Talibanët, të cilët janë përpjekur të kthehen në pushtet në Afganistan që nga rrëzimi i qeverisë në 2001, javët e fundit me tërheqjen e forcave ndërkombëtare të udhëhequra nga SHBA nga vendi kanë qenë në gjendje të bëjnë përparime në përballjen e tyre me forcat e qeverisë qendrore. Shumë anëtarë të BE -së janë të shqetësuar se ngjarjet aktuale në Afganistan do të provokojnë një krizë të ngjashme të emigrantëve në vitet 2015 dhe 2016, me fluksin e më shumë se një milion refugjatëve nga Lindja e Mesme, gjë e cila mund të ushtrojë presion mbi sistemet e tyre të sigurisë dhe mirëqenies dhe rritjen e mbështetjes politike të evropianëve  për partitë e së djathtës ekstreme. Komisioni Evropian ka konfirmuar se ka marrë letrën nga shtetet anëtare dhe do të përgjigjet sapo të jetë gati.  "Varet nga gjykimi dhe vendimi i shteteve anëtare," tha një zëdhënës i Komisionit Evropian, duke iu referuar Afganistanit si një vend i sigurt për kthimin e refugjatëve. Kjo çështje do të ngrihet në një takim urgjent të ministrave të brendshëm të BE -së më 18 gusht për të diskutuar përshkallëzimin e fluksit të refugjatëve nga Bjellorusia në Lituaninë anëtare të BE -së. Polonia dhe Letonia janë gjithashtu dëshmitare të një fluksi të ngjashëm emigrantësh nga Bjellorusia.  Letra nga gjashtë vendet anëtare të BE -së shton: "Që nga viti 2015, rreth 570,000 afganë kanë aplikuar për azil në Bashkimin Evropian, ku 44,000 kanë bërë kërkesë vetëm në vitin 2020, duke e bërë Afganistanin vitin e kaluar vendin e dytë më të madh dërgues të azilkërkuesve." Dhjetëra OJQ i kanë bërë thirrje vendeve evropiane që të ndalojnë menjëherë dëbimin e refugjatëve afganë për në Afganistan. Sipas këtyre organizatave, shtimi i sulmeve talebane dhe përshkallëzimi i luftës do të rrezikojë jetën e atyre që janë dëbuar nga ky vend.