Sinopharm merr dritën jeshile nga OBSH
Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka dhënë dritën jeshile për përdorim vaksinës kineze Sinopharm.
Kjo është vaksina e dytë kineze e cila merr aprovimin nga OBSH për përdorim emergjent. Kreu i OBSH tha se Sinopharm bëhet vaksina e 6-të që merr miratimin e tyre. “Sot pasdite, OBSH i dha aprovimin e përdorimit urgjent vaksinës Sinopharm të Pekinit, duke e bërë atë vaksinën e gjashtë që merr miratimin e OBSH-së për sigurinë, efikasitetin dhe cilësinë. Grupi Strategjik Këshillimor i Ekspertëve për Imunizimin, , gjithashtu ka rishikuar të dhënat, dhe rekomandon vaksinën për të rriturit 18 vjeç e lart, me dy doza. ” Vaksina Sinopharm është tashmë në përdorim në 42 vende në të gjithë botën. Ndërkohë një vendim pritet brenda pak ditësh dhe për Sinovac, një vaksinë e dytë e prodhuar nga Kina që tashmë përdoret në 22 vende, përfshirë edhe Shqipërinë.