Greqia blindon kufirin me Turqinë
(last modified Sat, 21 Aug 2021 18:49:48 GMT )
Gusht 21, 2021 20:49 Europe/Tirane
  • Greqia blindon kufirin me Turqinë

Greqia ka instaluar një gardh dhe sistem vëzhgimi 40 km në kufirin e saj me Turqinë, pasi shprehet e shqetësuar për numrin në rritje të refugjatëve nga Afganistani.

"Ne nuk mund të presim, në mënyrë pasive," tha Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Michalis Chrisochoidis në një vizitë në rajonin e Evros të premten, 21 gusht. Në një bisedë telefonike me Kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan tha se një rritje e njerëzve që largohen nga Afganistani mund të përbëjë "një sfidë serioze për të gjithë". "Kufijtë tanë do të mbeten të paprekshëm." "Një valë e re migrimi është e pashmangshme, nëse masat e nevojshme nuk merren në Afganistan dhe në Iran," tha Erdogan. Komentet e tij erdhën ndërsa Turqia u bëri thirrje vendeve evropiane të marrin përgjegjësinë për refugjatët afganë. Greqia, e cila ishte në vijën e parë të krizës së emigrantëve në vitin 2015, kur më shumë se një milion njerëz që iknin nga lufta dhe varfëria në Lindjen e Mesme kaluan nga Turqia në BE, ka thënë se mund të kthejë mbrapsht çdo afgan që mbërrin ilegalisht në vend. Nga ata që mbërritën në Greqi gjatë krizës së emigrantëve, shumë udhëtuan më tej në  në të gjithë Evropën, por rreth 60,0000 kanë mbetur në vend.

 

Tags