Intensifikohen sulmet verbale kundër Biden pas shpërthimeve në kryeqytetin afgan
Sulmet verbale të republikanëve dhe kritikat ndaj presidentit amerikan janë intensifikuar pas shpërthimeve vetëvrasëse në kryeqytetin afgan, Kabul.
Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, republikanët në Kongresin Amerikan, pas shpërthimeve vetëvrasëse në Kabul, kryeqyteti i Afganistanit, drejtuan gishtin e fajit ndaj Presidentit amerikan Joe Biden dhe e fajësuan atë. Disa republikanë gjithashtu kërkuan dorëheqjen e Biden dhe një numri anëtarësh të tjerë të qeverisë amerikane. Presidenti amerikan dhe administrata e tij janë kritikuar për largimin e nxituar dhe të papërgjegjshëm të vendit që nga rënia e qeverisë së Muhamed Ashraf Ghani në Afganistan më 15 gusht dhe që kur talebanët morën kontrollin e vendit më shpejt sesa e parashikoi administrata demokratike amerikane, gjë e cila tani ka vrarë 13 ushtarë dhe plagosur 18 persona të tjerë. Për këtë presidenti amerikan është bërë objekt i kritikave të ashpra brenda dhe jashtë Shteteve të Bashkuara. Duke reaguar ndaj shpërthimeve pranë aeroportit të Kabulit, Joe Biden presidenti amerikan tha se vlerësimet e inteligjencës amerikane tregojnë se sulmi në aeroportin Hamid Karzai të Kabulit në Afganistan është kryer nga elementë të grupit terrorist ISIS. Dy shpërthime, një para Aeroportit të Kabulit dhe një tjetër në Hotel Baron, vranë 103 njerëz, përfshirë 90 afganë dhe 13 ushtarakë amerikanë. Shpërthimet erdhën pasi ishte afruar afati i 31 gushtit i Presidentit amerikan Joe Biden për trupat amerikane për t'u larguar nga Afganistani. Mediat kanë raportuar se grupi terrorist ISIS ka marrë përgjegjësinë për shpërthimet.