SHBA sulmon bazën e ISIS në Afganistan
https://parstoday.ir/sq/news/world-i113510-shba_sulmon_bazën_e_isis_në_afganistan
Dy anëtarë të profilit të lartë të ISIS Khorasan u vranë dhe një u plagos pasi SHBA sulmoi me dronë në shenjë hakmarrje ndaj shpërthimit në aeroportin e Kabulit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 29, 2021 20:07 Europe/Tirane
  • SHBA sulmon bazën e ISIS në Afganistan

Dy anëtarë të profilit të lartë të ISIS Khorasan u vranë dhe një u plagos pasi SHBA sulmoi me dronë në shenjë hakmarrje ndaj shpërthimit në aeroportin e Kabulit.

Goditja me avionë pa pilotë u krye në Xhalalabad duke përdorur një dron MQ-9 Reaper. Ndërsa krerët ushtarakë amerikanë pohojnë se sulmi nuk rezultoi në viktima civile, dëshmitë në terren përcjellin një tjetër histori, shkruan gazeta britanike The Sun. Banorë të qytetit thonë se shpërthimet prekën dhe qytetarë të pafajshëm. “Mes viktimave ka dhe gra e fëmijë”, tha një banor i zonës. Duke vepruar me shpejtësi sipas premtimit të Presidentit Joe Biden për t’u kundërpërgjigjur për shpërthimin vdekjeprurës vetëvrasës në aeroportin e Kabulit, ushtria amerikane tha se vrau dy anëtarë të grupit të Shtetit Islamik në Afganistan me sulmin me dron në bastionin lindor të grupit terrorist. Sulmi erdhi ndërsa Shtëpia e Bardhë tha se kishte prova se ISIS-K planifikonte të sulmonte përsëri ndërsa evakuimi i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara nga aeroporti i Kabulit është në ditët e tij të fundit.