Republikanët kërkojnë shkarkimin e sekretarit amerikan të shtetit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i113540-republikanët_kërkojnë_shkarkimin_e_sekretarit_amerikan_të_shtetit
Dy kongresmenë republikanë në SHBA kanë aktivizuar nenet e shkarkimit për sekretarin e shtetit Antony Blinken për tërheqjen kaotike të trupave amerikane nga Afganistani.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 30, 2021 20:49 Europe/Tirane
  • Republikanët kërkojnë shkarkimin e sekretarit amerikan të shtetit

Dy kongresmenë republikanë në SHBA kanë aktivizuar nenet e shkarkimit për sekretarin e shtetit Antony Blinken për tërheqjen kaotike të trupave amerikane nga Afganistani.

Kongresmeni nga Karolina e Jugut Ralph Norman dhe ai i Maryland, Andy Harris kërkojnë dënimin e Blinken me argumentimin se nuk ka dhënë konsultim të arsyeshëm për presidentin  Joe Biden duke braktisur interesat kombëtare të SHBA në Afganistan. “Sekretari Blinken ka dështuar në ruajtjen e betimit të detyrës së tij pasi ka braktisur interesat kombëtare dhe sigurinë e SHBA me rolin e tij në tërheqjen e trupave dhe aseteve diplomatike nga Afganistani”. Norman tha se “sipas kushtetutës së Shteteve të Bashkuara, sekretari i shtetit ka për detyrë të informojë kongresin dhe qytetarët amerikanë për marrëdhëniet e jashtme të vendit. Por Blinken nuk e ka bërë këtë për Afganistanin duke bërë që qytetarët amerikanë të liheshin të ekspozuar në një qytet nën kontrollin e talebanëve”. Zhvillimi erdhi pas vdekjes së të paktën 13 ushtarakëve në shpërthimet kamikaze në aeroportin e Kabulit, të cilat u morën përsipër nga grupi ISIS. Republikanët kanë kërkuar edhe dorëheqjen e presidentit dhe mbajtje përgjegjësie nga administrata e tij. “A është i aftë Joe Biden të zbatojë detyrat e postit të tij apo ka ardhur koha të ushtrohen fuqitë e Amendamentit të 25-të?” ka thënë më herët Senatori i Floridas, Rick Scott.