Putin: Iranit i duhet ndihmë, të hiqen sanksionet
Presidenti rus Vladimir Putin duke folur të Premten në një takim të përgjithshëm të Forumit Ekonomik Lindor në portin lindor të Rusisë Vladivostok, deklaroi: "Për Iranin nuk dua të merrem me çështje politike tani, por ai ka nevojë për ndihmë, por ata nuk do të heqin asnjë sanksion ndaj atij vendi".
Duke kritikuar politikën e sanksioneve të Perëndimit kundër Teheranit, presidenti rus tha: "Irani ka nevojë për ndihmë për shkak të pandemisë së Coronavirusit, por Perëndimi nuk do të heqë kufizimet e vendosura ndaj Iranit." Duke kritikuar politikat e Perëndimit ndaj Iranit dhe sanksionet e tij, presidenti rus tha: "Ata as nuk e diskutojnë këtë çështje." "Nuk po flas për vende të tjera," tha Putin. "Merrni për shembull Venezuelën. Nëse lëmë jashtë çështjet politike, çështjet humanitare duhet të merren parasysh."Presidenti rus Vladimir Putin ndër të tjera kritikoi ashpër dy dekadat e luftës dhe pushtimit të Afganistanit nga Perëndimi me pretekstin e promovimit të demokracisë në vend, duke theksuar se demokracia nuk mund të imponohet nga jashtë. Presidenti rus tha se sundimi i shpejtë i talebanëve mbi Afganistanin kishte treguar kotësinë e përpjekjeve të Perëndimit për të zbatuar vizionin e vet të demokracisë. Më tej Putin e përshkroi situatën në Afganistan pas tërheqjes së forcave të drejtuara nga SHBA nga vendi si një "katastrofë".