Borrell: Kontaktet me talebanët nuk nënkuptojnë njohje zyrtare
Bashkimi Evropian ka thënë se nuk do të njohë qeverinë e re të talibanëve në Afganistan.
Shefi i Punëve të Jashtme të BE-së, Josep Borrell tha se çdo angazhim me talibanët do t'i nënshtrohet kushteve të rrepta dhe do të bëhet vetëm për të mbështetur popullin afgan. Uashingtoni ka marrë një qëndrim të ngjashëm, por Rusia dhe Kina kanë treguar qëndrim më të butë. BE-ja tha gjithashtu se synon të koordinojë kontaktet e saj me talibanët përmes një pranie të përbashkët të BE-së në Kabul për të mbikëqyrur evakuimet dhe për të siguruar se qeveria e re afgane të përmbushë sigurinë dhe garancinë për të drejtat e njeriut. "Ne kemi vendosur të punojmë në një mënyrë të koordinuar ... nëse plotësohen kushtet e sigurisë," tha ai në një takim të ministrave të jashtëm të bllokut në Slloveni. BE-ja gjithashtu do të kërkojë që të koordinojë angazhimin me partnerët në rajon për çështje të migrantëve dhe krimit të organizuar, tha Borrell. Ai tha gjithashtu se BE do të bashkërendojë “fuqishëm” në Afganistan me SHBA-në, G7, G20 dhe organizata të tjera dhe se do të inicojë një “platformë politike rajonale të bashkëpunimit” me fqinjët e vendit.