Talebanët prezantojnë qeverinë e re në Afganistan
https://parstoday.ir/sq/news/world-i113886-talebanët_prezantojnë_qeverinë_e_re_në_afganistan
Talebanët kanë shpallur qeverinë e re të përkohshme në Afganistan, e cila do të udhëhiqet nga një prej themeluesve të tyre dhe një militant i kërkuar nga FBI do të jetë ministër i brendshëm.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 07, 2021 20:00 Europe/Tirane
  • Talebanët prezantojnë qeverinë e re në Afganistan

Talebanët kanë shpallur qeverinë e re të përkohshme në Afganistan, e cila do të udhëhiqet nga një prej themeluesve të tyre dhe një militant i kërkuar nga FBI do të jetë ministër i brendshëm.

Qeveria do të udhëhiqet nga Mullah Mohammad Hassan Akhund, me bashkëthemeluesin e talebanëve Mullah Abdul Ghani Baradar si zëvendës, u tha një zëdhënës gazetarëve. "Ne e dimë që njerëzit e vendit tonë kanë pritur për një qeveri të re," shtoi zëdhënësi Zabihullah Mujahid. Ndërkohë, Zabihullah Mujahid në lidhje me prezantimin e anëtarëve të tjerë të kabinetit taleban sqaroi: "Konsultimet janë ende duke u zhvilluar për të prezantuar anëtarët e tjerë të qeverisë." Talebanët morën nën kontroll pjesën më të madhe të vendit më shumë se tre javë më parë. Njoftimi i kabinetit në detyrë është një hap kyç në formimin e një qeverie talebane. Emërimet e tjera përfshijnë Mullah Jakub si ministër i Mbrojtjes dhe Mullah Abdul Salam Hanafi si zëvendës i dytë. Sarajuddin Hakani, ministri i ri i Brendshëm në detyrë, është kreu i grupit militant të njohur si Rrjeti Hakani. Amir Khan Muttaki Ministër i Jashtëm në Detyrë, ndërsa Mullah Abdul Salam Hanafi si zëvendës i dytë në këtë ministri.