OKB kërkon mbi 600 milionë dollarë për krizën humanitare në Afganistan
(last modified Mon, 13 Sep 2021 17:46:42 GMT )
Shtator 13, 2021 19:46 Europe/Tirane
  • OKB kërkon mbi 600 milionë dollarë për krizën humanitare në Afganistan

Kombet e Bashkuara pritet të mblidhen sot në një konferencë në Gjenevë për të  mbledhur mbi 600 milionë dollarë për Afganistanin, duke paralajmëruar një krizë humanitare në vend pas sundimit të talebanëve.

Edhe para se Kabuli të binte në pushtimin e lëvizjes Taleban, muajin e kaluar gjysma e popullsisë në vend,18 milionë njerëz, jetonin me ndihmën e organizatave humanitare. Ky numër duket se po rritet për shkak të thatësirës dhe mungesës së parave dhe ushqimit, paralajmërojnë zyrtarët e OKB -së dhe punonjësit humanitarë. Ndërprerja e papritur e donacioneve të huaja pas rënies së qeverisë afgane të mbështetur nga Perëndimi dhe kthimit të  talebanëve në pushtet ka rritur presionin mbi programet e OKB-së. Megjithatë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha se agjencia po luftonte financiarisht: "Për momentin OKB nuk është as në gjendje të paguajë pagat e punonjësve të vet," u tha ai gazetarëve të premten. Gati një e treta e 606 milionë dollarëve do të përdoren nga Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara (WFP), i cili në një sondazh në gusht dhe shtator zbuloi se 93% e afganëve nuk kishin mjaftueshëm ushqim,  kryesisht sepse nuk kishin qasje në para për t'i blerë ato. Organizata Botërore e Shëndetit, një organ tjetër i OKB -së po thërret gjithashtu për ndihmë, dhe po kërkon të ndihmojë qindra objekte shëndetësore që janë në rrezik të mbyllen pasi të shkurtohen fondet e donatorëve.

 

Tags