Udhëheqësi separatist i Katalonjës u arrestua në Itali
Ish-udhëheqësi i qeverisë lokale katalanase Carles Puigdemon është arrestuar në Sardenjë, Itali.
Sipas Deutsche Welle, avokati i Puigdemon, Gonzalo Buye shkroi në Twitter: "Ai u arrestua kur mbërriti në Sardenjë, ku kishte shkuar si anëtar i Parlamentit Evropian". Puigdemon u largua nga Spanjë për në Belgjikë me tre ministra të Qeverisë Autonome të Katalonjës pas një referendumi për t'u shkëputur nga Spanja në vitin 2017. Qeveria spanjolle e shpalli referendumin të paligjshëm. Disa muaj më parë, Parlamenti Evropian hoqi imunitetin parlamentar të Carles Puigdemon, ish-kreut të qeverisë lokale të Katalonjës. Gjyqësori spanjoll e ka proceduar atë për organizimin e një referendumi "të paligjshëm" mbi pavarësinë e rajonit autonom në vitin 2017 me akuzën e nxitjes së trazirave. Heqja e imunitetit të Carlos Puigdemon dhe ish-ministrave të tij hapi rrugën për ekstradimin e tyre në Spanjë. Arrestimi i tij vjen më shumë se një javë pas bisedimeve midis qeverisë qendrore spanjolle dhe qeverisë separatiste të Katalonjës për të arritur një marrëveshje. Kishte kaluar gati një vit e gjysmë që asnjë dialog nuk ishte zhvilluar mes dy palëve.