Koreja e Veriut e gatshme për paqe nëse plotësohen kushtet
Koreja e Veriut e konsideroi propozimin e Koresë së Jugut për të shpallur përfundimin zyrtar të luftës mes dy vendeve “një ide interesante dhe të admirueshme”.
Pheniani u tregua i gatshëm për të rifilluar bisedimet, por duke pasur parasysh disa kushte.
“Deklarimi i përfundimit të luftës është një ide interesante dhe e admirueshme pasi synon përfundimin fizik të gjendjes së paqëndrueshme të armëpushimit”, theksoi Kim Yo Jong, zëvendësdrejtori i Komitetit të Partisë së Punëtorëve të Koresë së Veriut.
Ndërkohë, Kim, motra e udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un, akuzoi Korenë e Jugut për standarde të dyfishta, paragjykimeve dhe politika armiqësore.
Ajo tha se “qëndrimet e dyfishta, paragjykimet jologjike, zakonet e këqija dhe një pozicion armiqësor i Koresë së Jugut duhet të braktisen nga Seuli para se të mund të ketë bisedime”.
Megjithë armëpushimin e vitit 1953, lufta koreane nuk ka përfunduar kurrë zyrtarisht.
Në vitin 2018 pati një shkrirje në marrëdhëniet midis Koresë së Veriut dhe Jugut dhe pati bisedime të drejtpërdrejta midis dy Koreve, por përparimet papritmas u ndalën.