Gjykata italiane liron nga burgu udhëheqësin katalanas
https://parstoday.ir/sq/news/world-i114550-gjykata_italiane_liron_nga_burgu_udhëheqësin_katalanas
Një gjykatë italiane ka urdhëruar që ish-presidenti i rajonit të Katalonjës, Spanjë të lirohet pas arrestimit të tij në Sardenjë, tha avokati i tij.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 24, 2021 17:24 Europe/Tirane
  • Gjykata italiane liron nga burgu udhëheqësin katalanas

Një gjykatë italiane ka urdhëruar që ish-presidenti i rajonit të Katalonjës, Spanjë të lirohet pas arrestimit të tij në Sardenjë, tha avokati i tij.

Sipas BBC, Carles Puigdemont duhet të qëndrojë në ishullin italian, derisa shqyrtohet një kërkesë ekstradimi nga Spanja. Ai u arrestua me një urdhër arresti spanjoll të enjten. Puigdemont u largua nga Katalonja pasi drejtoi një votim të pavarësisë në rajon në vitin 2017. Më vonë ai u bë anëtar i Parlamentit Evropian. Avokati i Puigdemont, Agostinangelo Marras, e konfirmoi për medie se ai “mund të lirohet nga sot”. Policia italiane e kishte pritur ish-presidentin katalanas në aeroportin Alghero në Sardenjë të enjten, dhe i njëjti u dërgua në një burg aty pranë. Ai udhëtoi në ishullin italian të enjten për një festival folklorik katalanas, tha avokati i tij, dhe u mbajt gjatë natës në burgun Sassari, afër aeroportit. Spanja e akuzon atë për kryengritje, por avokatët e tij thonë se urdhër-arresti evropian nuk është më i vlefshëm. Kryeministri Pedro Sánchez tha se “është e qartë se Carles Puigdemont duhet të sillet para drejtësisë dhe të dalë para gjyqit”. Qindra protestues u mblodhën jashtë konsullatës italiane në Barcelonë – kryeqyteti i Katalonjës – të premten në mëngjes duke kërkuar lirimin e tij.