Trump: Amerika u shkatërrua
https://parstoday.ir/sq/news/world-i114632-trump_amerika_u_shkatërrua
Ish-presidenti amerikan ka thënë se ky vend që nga fillimi i presidencës së Biden e deri më tani, është shkatërruar.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 26, 2021 12:09 Europe/Tirane
  • Trump: Amerika u shkatërrua

Ish-presidenti amerikan ka thënë se ky vend që nga fillimi i presidencës së Biden e deri më tani, është shkatërruar.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se ish-presidenti amerikan Donald Trump ditën e shtunë në një tubim me përkrahësit e tij në shtetin Georgia, ka kërkuar nga votuesit amerikanë që ta mbështesin moton “Së pari Amerika”.

Ish-presidenti amerikan së fundi ka filluar veprimtarinë e tij politike për të fituar vëmendjen e përkrahësve të tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Trump para përkrahësve të tij pretendoi se nëse ai do të ishte president i SHBA-ve, emigrantët kurrë nuk do të arrinin në kufirin me Meksikën për të hyrë në territorin e Amerikës, sepse ata do ta dinin se ky udhëtim do t’u kushtojë shumë atyre. Donald Trump gjithashtu duke kritikuar kaosin dhe nxitimin e Joe Biden për t’u larguar nga Afganistani, e ka përshkruar këtë veprim si manifestim i qartë i paaftësive. Trump gjithashtu e ka quajtur Biden si njeriun më të dështuar i cili e ka okupuar Shtëpinë e Bardhë.