Sarkozy shpallet fajtor për financim ilegal të fushatës zgjedhore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i114852-sarkozy_shpallet_fajtor_për_financim_ilegal_të_fushatës_zgjedhore
Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, është shpallur fajtor për financim të paligjshëm të fushatës në zgjedhjet e vitit 2012.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 30, 2021 17:16 Europe/Tirane
  • Sarkozy shpallet fajtor për financim ilegal të fushatës zgjedhore

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, është shpallur fajtor për financim të paligjshëm të fushatës në zgjedhjet e vitit 2012.

Ai u shpall fajtor të enjten nga një gjykatë në Paris. Gjykata nuk ka dhënë detaje se çfarë dënimi do të marrë Sarkozy. Prokurorët po kërkojnë dënim me një vit burg për ish-presidentin 66-vjeçar. Gjykata e lejoi atë të vuante dënimin në shtëpi, me një ‘byzylyk kembe’ për mbikëqyrje elektronike. Megjithatë, Sarkozy,i cili nuk ishte në gjykatë për verdiktin, ka mohuar akuzën dhe mund të apelojë kundër vendimit. Ky është vendimi i dytë që e shpalli fajtor ish-presidentin francez këtë vit. Pas disa skandaleve, ligji francez nga viti 1990 kufizoi rreptësisht shpenzimet për fushatat politike. Gjyqi u zhvillua më pak se tre muaj pasi Sarkozy u dënua për korrupsion dhe tregti me ndikim në një rast tjetër. Ai ishte në pushtet nga viti 2007 deri më 2012 dhe vazhdon të ketë ndikim te konservatorët, pavarësisht rënies së popullaritetit.