Ashpërsohet retorika e Ankarasë ndaj Athinës
(last modified Sun, 10 Oct 2021 18:48:59 GMT )
Tetor 10, 2021 20:48 Europe/Tirane
  • Ashpërsohet retorika e Ankarasë ndaj Athinës

"Greqia nuk do të jetë në gjendje të fitojë një avantazh ndaj Turqisë duke forcuar armatimet e saj të fundit", tha ministri turk i mbrojtjes Khulusi Akar duke ju drejtuar zyrtarëve të Athinës në një fjalim që rrit tensionet në një ceremoni në Shkollën e Luftës të Universitetit Kombëtar të Stambollit.

Ekspertët i vlerësojnë deklaratat e ministrit turk të mbrojtjes në përputhje me politikat iluzioniste dhe ekspansioniste të këtij vendi. Sidoqoftë, faktet tregojnë se qasja specifike e SHBA dhe BE ndaj mosmarrëveshjes së Turqisë me Greqinë dhe ishullin e Qipros është shumë më komplekse sesa ajo e imponimit të një ideje të quajtur krijimi i një shteti të pavarur në pjesën turke të Qipros. Në literaturën zyrtare politike dhe mediatike turke, pjesa turke e ishullit të Qipros tani quhet "Republika Turke e Qipros Veriore" (KKTC). Deri më tani, asnjë vend nuk e ka njohur këtë qeveri të vetëshpallur dhe kjo pjesë e ishullit të Qipros vazhdon të ekzistojë nën kujdesin e qeverisë turke. Turqia i ka kërkuar zyrtarisht prodhuesit amerikan Lockheed Martin blerjen e 40 avionëve luftarakë F 16. Nuk dihet ende nëse Shtetet e Bashkuara, që e kanë përjashtuar Ankaranë nga programi i blerjes së avionëve të tyre të avancuar F-35 pasi turqit blenë sistemet raketore ruse S400, do t`i japin dritën jeshile kësaj blerjeje. Megjithatë, ajo shënon një kthesë në qëndrimin e Turqisë dhe vjen pikërisht në kohën kur Franca e Greqia nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, e cila e ka acaruar Ankarane. Sipas paktit Athina do të blejë tre fregata Belhara dhe tre korveta nga Parisi, e ky i fundi do t`i vijë në ndihmë edhe ushtarakisht nëse ajo ia kërkon një gjë të tillë. Turqia tani po synon të forcojë aftësitë e veta ushtarake përballë një aleance të mundshme franko-greke në Mesdhe. Që prej vulosjes së marrëveshjes mes Greqisë dhe Francës, Turqia e ka shtuar presionin mbi Athinën në shumë fronte. Ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu deklaroi së fundi se vendi i tij mund të shpallë një zonë ekskluzive ekonomike në Mesdheun Lindor, duke kujtuar se Turqia e ka një zonë të tillë edhe në Detin e Zi.

 

Tags