Masa ekstreme sigurie për samitin e G20
https://parstoday.ir/sq/news/world-i115596-masa_ekstreme_sigurie_për_samitin_e_g20
Roma do të forcojë në mënyrë ekstreme sigurinë për një samit dyditor të udhëheqësve të G20-s që zhvillohet në fund të muajit, deklaroi Ministria e Brendshme italiane.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 14, 2021 16:46 Europe/Tirane
  • Masa ekstreme sigurie për samitin e G20

Roma do të forcojë në mënyrë ekstreme sigurinë për një samit dyditor të udhëheqësve të G20-s që zhvillohet në fund të muajit, deklaroi Ministria e Brendshme italiane.

Pesëqind ushtarë të tjerë do të vendosen në Romë, ndërsa më 30 dhe 31 tetor mbikëqyrja e hapësirës ajrore të qytetit dhe e objektivave të ndjeshme gjithashtu do të intensifikohen. Policia gjithashtu do të rrisë monitorimin e disa faqeve të internetit dhe mediave sociale. Gazeta ”La Repubblica” shkroi se Roma do të ishte e blinduar dhe se do të kishte një zonë të madhe të ndaluar rreth vendit të zhvillimit të samitit. Të shtunën e kaluar një demonstratë kundër kufizimeve të qeverisë për coronavirusin u përshkallëzua në dhunë. Protestuesit u përleshën me policinë dhe disa sulmuan selinë e konfederatës sindikale CGIL. Midis tyre ishin mbështetës të partisë së ekstremit të djathtë ”Forza Nuova”, ku disa persona mbetën të plagosur.