Evropa goditet nga çmime rekord të energjisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i115758-evropa_goditet_nga_çmime_rekord_të_energjisë
Çmimet e energjisë kanë alarmuar udhëheqësit evropianë dhe trazuan tregjet globale në javët e para të tetorit, duke ngritur shqetësimet për një krizë karburanti gjatë stinës së dimrit që mund të favorizojë Rusinë e pasur me gaz.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 17, 2021 16:44 Europe/Tirane
  • Evropa goditet nga çmime rekord të energjisë

Çmimet e energjisë kanë alarmuar udhëheqësit evropianë dhe trazuan tregjet globale në javët e para të tetorit, duke ngritur shqetësimet për një krizë karburanti gjatë stinës së dimrit që mund të favorizojë Rusinë e pasur me gaz.

Në Evropë, çmimet e gazit natyror janë rritur gati 600% këtë vit nga shqetësimet se nivelet aktuale të ulëta të rezervave do të jenë të pamjaftueshme për dimrin. Ndërkohë në Shtetet e Bashkuara, gazi natyror arriti rishtazi në bursë nivelet më të larta në 12 vite. Pasiguritë mbi ndikimin që mund të sjellë rritja e çmimeve të energjisë tek inflacioni dhe rritja e normës së interesit, goditën tregjet globale të aksioneve dhe bonot në Evropë.Me konsumatorët që përballen me një rritje të madhe në faturat e karburantit në dimër, çmimet e energjisë kanë kryesuar axhendën politike të Bashkimit Evropian.