Polonia mund të përfundojë duke u larguar nga Bashkimi Evropian
https://parstoday.ir/sq/news/world-i115762-polonia_mund_të_përfundojë_duke_u_larguar_nga_bashkimi_evropian
BE ka akuzuar partinë qeverisëse “Ligji dhe Drejtësia” në Poloni për politizimin e gjyqësorit që nga koha kur erdhi në pushtet në vitin 2015 ndërkohë që kjo parti thotë se reformat e saj janë të nevojshme për ta bërë sistemin gjyqësor më efikas.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 17, 2021 20:15 Europe/Tirane
  • Polonia mund të përfundojë duke u larguar nga Bashkimi Evropian

BE ka akuzuar partinë qeverisëse “Ligji dhe Drejtësia” në Poloni për politizimin e gjyqësorit që nga koha kur erdhi në pushtet në vitin 2015 ndërkohë që kjo parti thotë se reformat e saj janë të nevojshme për ta bërë sistemin gjyqësor më efikas.

Ndërkohë, Gjykata Supreme e Polonisë tha se kontradiktat midis ligjit polak dhe ligjit të BE sipas të gjitha gjasave, do të çojnë në një ndërhyrje nga institucionet e BE-së në lidhje me shkeljen e traktateve të BE-së, dhe në perspektivën afatgjatë, do të çojë në nevojën për t’u larguar nga Bashkimi Evropian. Shumica e polakëve janë mbështetës të BE-së. Por e djathta në pushtet po ndjek një politikë që mund ta çojë Poloninë në një “Polexit”. Taktikat e kampit qeveritar polak janë të portretizojnë Poloninë si “Evropë të vërtetë” dhe të denoncojnë Evropën Perëndimore si një parajsë të së keqes, si një entitet neo-marksist të majtë, që është në rrugën e gabuar me martesat homoseksuale. Sipas këtij rrëfimi, Polonia supozohet të shpëtojë kontinentin e vjetër nga rrënimi me besimin e saj katolik, me martesat dhe familjen tradicionale. Qëllimi strategjik është “Evropa e Atdheut”, e bazuar në modelin e viteve 1950 dhe 1960, kur Konrad Adenauer dhe Charles de Gaulle ishin në krye të Gjermanisë dhe Francës. Sidoqoftë, Konservatorët polakë mohojnë akuzat se qeveria po synon një “polexit” duke pretenduar se kjo është një akuzë e keqe që opozita përdor për të propaganduar kundër PiS. E djathta polake e di se një refuzim i hapur i BE-së do të ishte një vetëvrasje politike për te. Megjithatë, në të njëjtën kohë, numri i konflikteve me Brukselin po rritet, pika kulmore e mosmarrëveshjes është arritur me vendimin e fundit Gjykatës Kushtetuese polake. Disa analistë politikë e shohin retorikën anti-evropiane si një manovër taktike për të qetësuar krahun djathtist tek e Djathta e Bashkuar, mbi të gjitha partinë e Solidaritetit në Poloni të ministrit të Drejtësisë, Zbigniev Ziobro. Të tjerë paralajmërojnë se Polonia, si Britania e Madhe, mund të përfundojë pa dashje jashtë BE-së. Lëvizjet nga Hungaria dhe Polonia për t’i sjellë gjykatat dhe mediat nën kontroll më të madh nga shteti, kanë bërë që Komisioni Evropian, krahu ekzekutiv i BE-së, të fillojë hetimin e ligjit, që në teori mund të çojë në pezullimin e të drejtave të tyre të votimit në BE.