BE gjobit Poloninë me 1 milion euro në ditë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i116300-be_gjobit_poloninë_me_1_milion_euro_në_ditë
Gjykata Evropiane e Drejtësisë e ka urdhëruar Poloninë që të paguaj një dënim prej 1 milionë euro në baza ditore për shkak se ka refuzuar të pezullojë funksionin e Dhomës Disiplinore të Gjykatës së Lartë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 27, 2021 20:17 Europe/Tirane
  • BE gjobit Poloninë me 1 milion euro në ditë

Gjykata Evropiane e Drejtësisë e ka urdhëruar Poloninë që të paguaj një dënim prej 1 milionë euro në baza ditore për shkak se ka refuzuar të pezullojë funksionin e Dhomës Disiplinore të Gjykatës së Lartë.

Komisioni Evropian kërkoi gjobitjen muajin e kaluar pasi autoritetet polake nuk respektuan një vendim të mëparshëm të muajit korrik që urdhëronte pezullimin e menjëhershëm të aktiviteteve të dhomës. "Përmes vendimit të sotëm zëvendëskryetari i Tribunalit detyroi Poloninë të paguajë një dënim prej 1 milion euro në ditë, duke e llogaritur nga data në të cilën ky vendim i është dorëzuar Polonisë", tha Gjykata. Ka kohë që Bashkimi Evropian dhe Polonia janë përfshirë në mosmarrëveshje në lidhje me reformat në gjyqësor të këtij vendi. BE-ja thotë se ato e dëmtojnë pavarësinë e sistemit gjyqësor. Mosmarrëveshjet mes BE-së dhe Polonisë arritën kulmin më 7 tetor kur Gjykata Kushtetuese e Polonisë vendosi që të hedhë poshtë parimin e përparësisë së ligjit të BE-së mbi legjislacionin kombëtar, në çështje të caktuara gjyqësore. Gjykata Kushtetuese ka thënë se disa nene të traktatit të BE-së nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Polonisë. Disa liderë të BE-së kanë kërkuar që blloku të kushtëzojë Poloninë me ndaljen e fondeve prej 36 miliardë dollarësh.