Avioni i parë Sukhoi i Rusisë dislokohet në Kamshli
https://parstoday.ir/sq/news/world-i116360-avioni_i_parë_sukhoi_i_rusisë_dislokohet_në_kamshli
Burimet e medias njoftuan uljen e avionit të parë Sukhoi të Rusisë në aeroportin e rajonit Kamshli në Siri, ndërsa Rusia po përpiqet të rrisë praninë ushtarake në lindje të vendit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 28, 2021 17:25 Europe/Tirane
  • Avioni i parë Sukhoi i Rusisë dislokohet në Kamshli

Burimet e medias njoftuan uljen e avionit të parë Sukhoi të Rusisë në aeroportin e rajonit Kamshli në Siri, ndërsa Rusia po përpiqet të rrisë praninë ushtarake në lindje të vendit.

Sipas rrjetit të lajmeve të Al-Meyadin, ky avion ka zbritur në aeroportin Kamishli në verilindje të Sirisë në një kohë kur pala ruse po zgjeron aeroportin për të dislokuar më shumë avionë dhe helikopterë në të dhe për ta kthyer atë në një bazë të madhe ajrore. Në të njëjtën kohë, helikopterët rusë gjithashtu zhvilluan operacione identifikimi përgjatë patrullave përreth aeroportit. Zonat e Sirisë lindore dhe verilindore janë të okupuara nga trupat e SHBA dhe milicitë kurde të lidhura me to.