Polonia do të ndërtojë mur kundër emigrantëve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i116478-polonia_do_të_ndërtojë_mur_kundër_emigrantëve
Edhe Polonia është detyruar të përballet me një fluks të shtuar të emigrantëve duke u pasuar dhe me një krizë marrëdhënies në rajon.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 30, 2021 16:54 Europe/Tirane
  • Polonia do të ndërtojë mur kundër emigrantëve

Edhe Polonia është detyruar të përballet me një fluks të shtuar të emigrantëve duke u pasuar dhe me një krizë marrëdhënies në rajon.

Qeveria e Varshavës si zgjidhje ka propozuar ndërtimin e një muri në kufi me Bjellorusinë. Tashmë projektligji është miratuar dhe nga parlamenti dhe pas firmës prej presidentit do ti hapet rruga e zbatimit në terren. Muri parashikohet te jetë i lartë deri në 5.5 metra dhe do të kushtojë 353 milionë euro. Përgjatë rrethimit prej 400 kilometrash do të vendosen sensorë që dallojnë lëvizjet dhe sisteme monitorimi. Qeveria polake planifikon ta ndërtojë atë deri në verën e ardhshme. Sipas të dhënave të Varshavës rreth 500 njerëz në ditë bëjnë përpjekje të kalojnë ilegalisht në territorin e saj nga Bjellorusia. Së fundi edhe Bashkimi Evropian e ka akuzuar Qeverinë e Bjellorusisë për nxitjen e emigracionit, si hakmarrje për sanksionet që ka ndërmarrë BE-ja.