Pretendimi i SHBA: Po kërkojmë angazhim konstruktiv në Vjenë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i117072-pretendimi_i_shba_po_kërkojmë_angazhim_konstruktiv_në_vjenë
Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit në prag të rifillimit të bisedimeve për heqjen e sanksioneve tha se Uashingtoni po kërkon një angazhim konstruktiv në Vjenë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 10, 2021 04:33 Europe/Tirane
  • Pretendimi i SHBA: Po kërkojmë angazhim konstruktiv në Vjenë

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit në prag të rifillimit të bisedimeve për heqjen e sanksioneve tha se Uashingtoni po kërkon një angazhim konstruktiv në Vjenë.

Sipas IRNA, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA Ned Price pretendoi të martën se "ne kemi thënë sinqerisht në deklaratat tona se besojmë një kthim reciprok me respektimin e angazhimeve të marrëveshjes bërthamore, është i pranueshëm". Ky zëdhënës i Departamentit të Shtetit shtoi: Ne besojmë se rezultati diplomatik është një kthim reciprok në aderimin e marrëveshjes bërthamore në interes të Shteteve të Bashkuara, si dhe interesave të aleatëve dhe partnerëve tanë në rajon. "Ne jemi ende në kërkim të një angazhimi konstruktiv në Vjenë pas rifillimit të bisedimeve në fund të këtij muaji (nëntor)," tha Price. Më herët, Ali Bagheri, zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, njoftoi: Në një bisedë telefonike me Enrique Mora, zëvendësministrin e Jashtëm të BE-së, u ra dakord që më 29 nëntor të nisin negociatat në Vjenë me qëllim heqjen e sanksioneve të paligjshme dhe çnjerëzore.