OKB del kundër Jemenit
Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka shtuar tre liderë jemenas të Ansarullahut në listën e sanksioneve.
Jemeni ka 80 muaj që po përjeton bombardimet e përditshme të avionëve sauditë dhe krimet e mercenarëve dhe terroristëve të Al-Saud kundër popullit të këtij vendi. Kombet e Bashkuara kanë deklaruar vazhdimisht se në dekadat e fundit Jemeni po përballet me krizën më të keqe humanitare në rang botëror, si rezultat i kësaj lufte. Më shumë se 80 për qind e infrastrukturës së Jemenit është shkatërruar nga lufta. Rreth 4 milionë civilë jemenas janë zhvendosur. Më shumë se 100,000 njerëz kanë humbur jetën si pasojë e kësaj lufte dhe pasojave të saj. Qindra mijëra jemenas janë lënduar gjithashtu nga bombardimet e përditshme nga avionët luftarakë sauditë. Ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon ka pranuar më parë se Arabia Saudite është një nga shkelësit më të mëdhenj të të drejtave të fëmijëve në Jemen. Në përputhje me Kartën e saj, Kombet e Bashkuara janë përgjegjëse për vendosjen, ruajtjen dhe promovimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Kjo organizatë është institucioni më i rëndësishëm ndërkombëtar që mund të ndihmojë në ndalimin ose uljen e krizës humanitare në Jemen me vendimet e saj, por praktikisht kjo organizatë ka humbur karakteristikën e saj më të rëndësishme, ruajtjen e neutralitetit në krizat ndërkombëtare dhe në krizën e Jemenit ai ka mbajtur anën e aleatëve të regjimit Al Saudit dhe u kthye kundër Jemenit. Në qasjen e OKB-së ndaj krizës jemenase, aspekti "politik" ka mbizotëruar qartë mbi atë "ligjor". Në lëvizjen e tij të fundit, Këshilli i Sigurimit i OKB-së më 10 nëntor 2021, shtoi në listën e sanksioneve tre liderë jemenas të lëvizjes Ansarullah. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, “Abdul Karim Al-Ghamri”, “Youssef Al-Madani” dhe “Saleh Musfar Saleh” janë në listë të këtyre sanksione ndërkohë që nëntë liderë të Ansarullahut janë aktualisht në listën e sanksioneve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Është e rëndësishme të theksohet se të tre personat e futur në listën e sanksioneve të OKB-së kundër Jemenit janë militantë të ansarullah që kanë luajtur një rol në suksesin e Ushtrisë Kombëtare të Shpëtimit të Jemenit kundër Arabisë Saudite dhe mercenarëve të saj. Komiteti i sanksioneve të OKB-së lëshoi një deklaratë duke i akuzuar të tre për "pjesëmarrje në udhëheqjen e operacionit ushtarak Houthi" dhe duke pretenduar se operacioni "kërcënon paqen, sigurinë dhe stabilitetin e Jemenit". Sipas deklaratës, Abdul Karim al-Ghamiri luajti një rol kyç në koordinimin e operacioneve ushtarake të Ansarullahut dhe së fundi drejtoi operacionet ushtarake të Ansarullahut në provincën Ma'rib. Jusuf al-Madani është gjithashtu një udhëheqës i shquar ushtarak Ansarullah dhe ka komanduar grupin në disa provinca. Saleh Musfar Saleh është gjithashtu një këshilltar i Ministrit të Mbrojtjes së Ansarullah për çështjet e logjistikës. Ky veprim i Këshillit të Sigurimit është një ndihmë e qartë për koalicionin saudit në luftën kundër Jemenit. Ushtria e Shpëtimit Kombëtar të Jemenit në muajt e fundit ka arritur fitore të rëndësishme në frontin Ma'rib dhe provinca është në prag të çlirimit të plotë nga pushtimi mercenar saudit, një çështje kjo shqetësuese për regjimin saudit dhe për këtë tani Këshilli i Sigurimit po bojkoton Ansarullahun. Pa dyshim, këto veprime të OKB-së vetëm sa shtojnë ashpërsinë e krizës jemenase dhe inkurajojnë Al-Saud-in që të shtojë krimet kundër jemenasve.