COVID-19, përkeqësohet gjendja e pandemisë në BE
https://parstoday.ir/sq/news/world-i117286-covid_19_përkeqësohet_gjendja_e_pandemisë_në_be
Qendra Evropiane për Parandalim dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) paralajmëroi se në Bashkimin Europian gjendja epidemiologjike vazhdon të përkeqësohet për shkak të COVID-19.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 14, 2021 04:29 Europe/Tirane
  • COVID-19, përkeqësohet gjendja e pandemisë në BE

Qendra Evropiane për Parandalim dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) paralajmëroi se në Bashkimin Europian gjendja epidemiologjike vazhdon të përkeqësohet për shkak të COVID-19.

Nga 27-të vendet anëtare të Unionit, Belgjika, Holanda, Bullgaria, Kroacia, Çekia, Estonia, Greqia, Hungaria dhe Sllovenia janë vendet në të cilat gjendja mbetet më shumë shqetësuese, raportoi ECDC. Kroacia dhe Sllovenia kanë regjistruar numrin më të lartë të rasteve në krahasim me numrin e banorëve. Me 472 800 të infektuar në ditë këtë javë përreth botës, shkalla e infektimit ka vazhduar të rritet për të katërtën javë rresht. Në dallim nga javët e mëparshme, Europa nuk është më rajoni i vetëm ku situata pandemike po përkeqësohet. Trend të përkeqësuar kanë shfaqur edhe rajonet e Amerikës Latine dhe Karaibet. Ndërkohë, ka shkuar mbi 762 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në SHBA. Sipas universitetit John Hopkins me 2 mijë e 860 vdekjet gjatë 24 orëve të fundit, numri total i viktimave shkoi në 762 mijë e 538. Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 4,99 milionë raste të konfirmuara dhe 73.014 të vdekur.