Bullgaria, zgjedhje për herë të tretë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i117328-bullgaria_zgjedhje_për_herë_të_tretë
Bullgaria mbajti këtë të dielë zgjedhjet e treta parlamentare për vitin 2021, pasi nuk po e zgjidh ngërçin me qeverisjen.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 14, 2021 15:22 Europe/Tirane
  • Bullgaria, zgjedhje për herë të tretë

Bullgaria mbajti këtë të dielë zgjedhjet e treta parlamentare për vitin 2021, pasi nuk po e zgjidh ngërçin me qeverisjen.

Për votim do të jetë edhe presidenti Rumen Radev i cili kërkon mandatin e dytë 5-vjeçar dhe pritet ta fitojë atë.Nëse pjesëmarrja është më pak se 50 për qind, presidenti i ri do të zgjidhet në raundin e dytë, i cili do të mbahet më 30 nëntor. Kriza politike për Bullgarinë nisi në prill kur ish-kryeministri Bojko Borisov dhe e djathta humbi zgjedhjet pas protestave dhe akuzave kundër tij për korrupsion. Në korrik, në zgjedhjet e radhës, rivalët dështuan në përpjekjet për koalicion. Votimet e së dielës po mbahen në një kohë të vështirë prej çmimeve të larta të energjisë dhe prej pandemisë së koronavirusit, që po vret përditë rreth 200 persona në shtetin më të varfër të BE-së.