Armenia kërkon ndihmën e Rusisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i117454-armenia_kërkon_ndihmën_e_rusisë
Parlamenti armen njoftoi sot se 15 ushtarë armenë u vranë në përleshjet me forcat e Azerbajxhanit në kufi.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 16, 2021 19:27 Europe/Tirane
  • Armenia kërkon ndihmën e Rusisë

Parlamenti armen njoftoi sot se 15 ushtarë armenë u vranë në përleshjet me forcat e Azerbajxhanit në kufi.

Më herët gjatë ditës, Armenia i kërkoi Rusisë që ta ndihmojë atë të mbrojë integritetin e saj territorial nga Azerbajxhani pas konfliktit, raportoi Reuters. Ministria e Mbrojtjes Armene njoftoi gjithashtu se 12 ushtarë armenë ishin kapur rob. “Intensiteti i përleshjes nuk u ul. Si rezultat i kundërpërgjigjeve të forcave armene, armiku pësoi humbje të mëdha në forca ushtarake dhe u shkatërruan ose u dëmtuan rreth një duzinë automjete të blinduara. Humbje ka edhe pala armene. Po kryhen kontrolle dhe 12 ushtarë armenë janë kapur”, ka njoftuar parlamenti armen. Armenia dhe Azerbajxhani janë në konflikt disa-vjeçar pasi te dyja pretendojnë se kanë të drejtë të administrojnë rajonin Nagorni-Karabakh.