OKB i bën thirrje Bakusë dhe Jerevanit të vetëpërmbahen
https://parstoday.ir/sq/news/world-i117484-okb_i_bën_thirrje_bakusë_dhe_jerevanit_të_vetëpërmbahen
Zëvendës zëdhënësi i OKB-së i bëri thirrje Republikës së Azerbajxhanit dhe Armenisë që të përmbahen nga përshkallëzimi i tensioneve në rajon duke zhvilluar bisedime dhe duke ruajtur qetësinë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 17, 2021 08:22 Europe/Tirane
  • OKB i bën thirrje Bakusë dhe Jerevanit të vetëpërmbahen

Zëvendës zëdhënësi i OKB-së i bëri thirrje Republikës së Azerbajxhanit dhe Armenisë që të përmbahen nga përshkallëzimi i tensioneve në rajon duke zhvilluar bisedime dhe duke ruajtur qetësinë.

Sipas agjencisë së lajmeve Anatolia, zëvendës zëdhënësi i OKB-së Farhan Haq në një konferencë shtypi të martën në mbrëmje tha se Kombet e Bashkuara po ndjekin me shqetësim raportet e fundit të dhunës midis Bakusë dhe Jerevanit.  “Ne duam të parandalojmë një rikthim të përshkallëzimit të tensioneve që janë vënë re më parë”, shtoi Farhan Haq. Ministri armen i Mbrojtjes Soren Papikian të martën në mbrëmje njoftoi një armëpushim në kufirin me Republikën e Azerbajxhanit. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë gjithashtu tha se Bakuja dhe Jerevani morën masat e nevojshme për një armëpushim në rajonin kufitar pasi ministri rus i Mbrojtjes telefonoi ministrat e mbrojtjes të Azerbajxhanit dhe Armenisë. Ministria e Jashtme ruse gjithashtu deklaroi se Moska është në kontakt me Armeninë dhe Republikën e Azerbajxhanit për të ulur tensionet. Vlen të theksohet se një armëpushim u vendos midis Armenisë dhe Republikës së Azerbajxhanit gjatë përleshjeve mes dy palëve, në të cilat u vranë 15 ushtarë armenë.