Bjellorusia kthen emigrantët në vendlindje pas akuzave të BE
https://parstoday.ir/sq/news/world-i117840-bjellorusia_kthen_emigrantët_në_vendlindje_pas_akuzave_të_be
Ministria e Brendshme në Bjellorusi ka thënë se 118 migrantë janë larguar nga shteti më 22 nëntor dhe më shumë do të mund të dëbohen më 23 nëntor, ka raportuar agjencia ruse e lajmeve, TASS.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 23, 2021 15:48 Europe/Tirane
  • Bjellorusia kthen emigrantët në vendlindje pas akuzave të BE

Ministria e Brendshme në Bjellorusi ka thënë se 118 migrantë janë larguar nga shteti më 22 nëntor dhe më shumë do të mund të dëbohen më 23 nëntor, ka raportuar agjencia ruse e lajmeve, TASS.

Bashkimi Evropian ka akuzuar Bjellorusinë se është duke marrë mijëra gra, burra dhe fëmijë nga Lindja e Mesme dhe është duke i shtyrë drejt kufijve të Bjellorusisë me Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë, si përgjigje ndaj sanksioneve të bllokut evropian për shtypjen brutale të protestave, në të cilat lideri autoritar, Aleksandër Lukashenko është akuzuar se ka manipuluar zgjedhjet e mbajtura në gusht të vitit 2020. “Vetëm dje, 118 persona janë larguar nga Aeroporti Kombëtar i Minskut dhe ky aksion është duke vazhduar sot”, është cituar të ketë thënë ministri i Brendshëm, Alyaksey Begun. “Këta 118 persona janë larguar individualisht. Mekanizmat për punë të brendshme dhe trupat kufitare u kanë ndihmuar për dokumente”, ka thënë Begun sipas TASS. Ai ka thënë se asnjë migrant nuk ka aplikuar për azil në Bjellorusi. Shumica e migrantëve kanë shkuar në Bjellorusi nga vendet e shkatërruara nga konflikti si Siria, Iraku dhe Afganistani.