Kremlini: Sanksionet e reja të SHBA-së janë të paligjshme
Zëdhënësi presidencial rus Dmitry Peskov i quajti të paligjshme dhe të pasakta sanksionet e reja të SHBA-së mbi gazsjellësin North Stream 2.
“Rusia dënon sanksionet e reja të SHBA-së kundër projektit North Stream 2 dhe i konsideron ato një vazhdimësi të politikës së sanksioneve të Uashingtonit”, tha Peskov në një konferencë shtypi të martën. Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken njoftoi të hënën se kompania Transadria në pronësi ruse dhe dy nga anijet e saj janë sanksionuar për rolin e tyre në përfundimin e projektit North Stream 2. Duke e dënuar lëvizjen e re të SHBA-së kundër Rusisë, Peskov tha: "Këto sanksione janë vazhdimësi e politikës së sanksioneve që Uashingtoni me kokëfortësi refuzon t'i japë fund, ndërkohë që po bëhen përpjekje intensive për të vendosur marrëdhënie."