Rusia: Iranianët nën presion nuk bëjnë asgjë
Një zyrtar rus ka deklaruar se kërcënimi i SHBA për të thirrur një takim të jashtëzakonshëm të Bordit të Guvernatorëve nëse Irani nuk bashkëpunon, e ka quajtur qëndrim jo konstruktiv.
"Kjo tregon se kolegët tanë amerikanë kanë humbur durimin e tyre, por unë mendoj se ne të gjithë duhet të kontrollojmë emocionet tona," tha Mikhail Ulyanov, përfaqësuesi i Rusisë në organizatat ndërkombëtare me qendër në Vjenë, në një konferencë shtypi me homologun e tij kinez. Ai shtoi: “Unë nuk e mirëpres këtë deklaratë nga delegacioni amerikan e cila nuk është konstruktive. I dërguari i SHBA-së në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) me bazë në Vjenë akuzoi të enjten Iranin se nuk bashkëpunon me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) dhe kërcënoi se do të thërriste një takim të jashtëzakonshëm të Bordit të Guvernatorëve të IAEA-s për të adresuar "krizën". Raundi i parë i bisedimeve të Vjenës nën qeverinë e presidentit të ri të Iranit, Ibrahim Raisi, është planifikuar të mbahet më 29 nëntor në Vjenë. Irani ka deklaruar se përpjekjet për heqjen e të gjitha sanksioneve do të jenë axhenda më e rëndësishme e delegacionit iranian në këto bisedime. Në qeverinë e Hasan Ruhani, ish-presidentit të Iranit, në Vjenë u mbajtën gjashtë raunde bisedimesh, por ato bisedime dështuan për shkak të këmbënguljes së SHBA-së në disa qëndrime irracionale. Administrata e Joe Biden pretendon se synon t'i hapë rrugën kthimit të SHBA-së në marrëveshjen bërthamore përmes bisedimeve të Vjenës, por Shtëpia e Bardhë në kuadër të presionit maksimal është përmbajtur nga ndërmarrja e hapave të nevojshëm për të rikthyer SHBA-të në marrëveshje.