Lukashenko: Perëndimi nuk bashkëpunoi me ne për çështjen e refugjatëve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i118186-lukashenko_perëndimi_nuk_bashkëpunoi_me_ne_për_çështjen_e_refugjatëve
Presidenti i Bjellorusisë kritikoi mungesën e bashkëpunimit të vendeve perëndimore me Bjellorusinë për zgjidhjen e problemit të refugjatëve.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Nëntor 29, 2021 05:44 Europe/Tirane
  • Lukashenko: Perëndimi nuk bashkëpunoi me ne për çështjen e refugjatëve

Presidenti i Bjellorusisë kritikoi mungesën e bashkëpunimit të vendeve perëndimore me Bjellorusinë për zgjidhjen e problemit të refugjatëve.

Në një intervistë për BBC, Alexander Lukashenko tha: Mijëra emigrantë kanë ardhur në Bjellorusi përmes Ballkanit, Maqedonisë dhe gjetkë dhe duan të shkojnë në perëndim. Unë nuk e di kush i ka ftuar. Presidenti i Bjellorusisë shtoi: Nuk ka asnjë provë që kam ftuar emigrantë të vijnë në Bjellorusi. Lukashenko sqaroi: Kemi një marrëveshje me Bashkimin Evropian për pritjen e emigrantëve. Nëse emigrantët duan të shkojnë atje nëpërmjet Bjellorusisë, ata vijnë këtu. Por nëse Perëndimi dëshiron t'i kthejë ata, duhet të paguajë për këtë. Këta emigrantë i kemi paguar vitin e kaluar dhe këtë vit. Por me vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Bjellorusisë, Perëndimi e ka shkelur marrëveshjen. Ditët e fundit, rreth 2000 refugjatë, kryesisht nga Azia Perëndimore, janë vendosur në kushte shumë të vështira pranë kufirit Bjellorusi-Poloni dhe janë në përpjekje për të hyrë në Bashkimin Evropian nëpërmjet Polonisë. Polonia fajëson Bjellorusinë për krizën e emigrantëve, por kjo e fundit i mohon akuzat, duke thënë se sanksionet perëndimore nuk mund të kontrollojnë fluksin e emigrantëve dhe se refugjatët janë detyruar të largohen nga vendet e tyre për shkak të operacioneve ushtarake të SHBA-së dhe BE-së në dekadat e fundit.