BE-ja vendos sanksione të reja ndaj Bjellorusisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i118272-be_ja_vendos_sanksione_të_reja_ndaj_bjellorusisë
Bashkimi Evropian pritet të miratojë pakon e pestë të sanksioneve kundër Bjellorusisë, ku do të sanksionohen 17 persona dhe 12 entitete.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 30, 2021 16:30 Europe/Tirane
  • BE-ja vendos sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

Bashkimi Evropian pritet të miratojë pakon e pestë të sanksioneve kundër Bjellorusisë, ku do të sanksionohen 17 persona dhe 12 entitete.

Personat që pritet të sanksionohen janë të përfshirë, në atë që blloku evropian thotë se është orkestrim i Minskut për krizën që ka lënë mijëra migrantë në kushte të rënda në kufirin ndërmjet Bjellorusisë dhe BE-së. Dokumenti pritet të miratohet nga BE-ja më 1 dhjetor. Në listën e sanksioneve është përfshirë kompania kombëtare ajrore, Belavia, por edhe kompani të turizmit që akuzohen se kanë ndihmuar në transportimin e migrantëve, kryesisht nga Lindja e Mesme, e të cilët më pas janë nisur drejt kufijve të BE-së. BE-ja e akuzon presidentin bjellorus Lukasheko për “luftë hibride” duke lejuar migrantët që të arrijnë me avionë në Bjellorusi dhe më pas duke i dërguara ata drejt kufijve të bllokut si kundërpërgjigje ndaj sanksioneve që BE-ja më herët ka vendosur ndaj Bjellorusisë për shkak të shtypjes së protestave të opozitës. Polonia, Letonia dhe Lituania kanë ngritur gardhe dhe kanë dërguar mijëra roje kufitare, ushtarë e policë për të ruajtur kufirin, ku mijëra migrantë po qëndrojnë në temperatura të ulëta, teksa përplasjet mes Bjellorusisë dhe BE-së po vazhdojnë. Të paktën 11 migrantë kanë vdekur në muajt e fundit, kanë thënë grupet e ndihmës. Lukashenko e akuzon BE-në se ka dështuar që të respektojë ligjet ndërkombëtare për azil, pasi po ua refuzon hyrjen migrantëve.