Arrestohen  3 oficerë të sigurimit ukrainas në Rusi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i118370-arrestohen_3_oficerë_të_sigurimit_ukrainas_në_rusi
Forcat e Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse kanë arrestuar tre shtetas ukrainas të cilët kryenin aktivitete sabotuese dhe grumbullonin informacione të klasifikuara në Rusi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 02, 2021 15:55 Europe/Tirane
  • Arrestohen  3 oficerë të sigurimit ukrainas në Rusi

Forcat e Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse kanë arrestuar tre shtetas ukrainas të cilët kryenin aktivitete sabotuese dhe grumbullonin informacione të klasifikuara në Rusi.

Sipas agjencisë së lajmeve Novosti, zyra e shtypit e Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse njoftoi sot (e enjte) se forcat e kësaj organizate arrestuan tre oficerë të shërbimeve të sigurisë ukrainase - një baba e një djalë ukrainas dhe një shtetas tjetër rus. Në fillim të nëntorit, forcat e Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse njoftuan arrestimin e një shtetasi ukrainas me akuzën për spiunazh.