Arrestohen 3 oficerë të sigurimit ukrainas në Rusi
Dhjetor 02, 2021 15:55 Europe/Tirane
Forcat e Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse kanë arrestuar tre shtetas ukrainas të cilët kryenin aktivitete sabotuese dhe grumbullonin informacione të klasifikuara në Rusi.
Sipas agjencisë së lajmeve Novosti, zyra e shtypit e Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse njoftoi sot (e enjte) se forcat e kësaj organizate arrestuan tre oficerë të shërbimeve të sigurisë ukrainase - një baba e një djalë ukrainas dhe një shtetas tjetër rus. Në fillim të nëntorit, forcat e Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse njoftuan arrestimin e një shtetasi ukrainas me akuzën për spiunazh.
Tags