Ulyanov: Kërkesa e iranianëve për marrjen e garancive, plotësisht e arsyeshme
Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë organizatave ndërkombëtare në Vjenë deklaroi se raundi i shtatë i negociatave të Vjenës do të vazhdojë pas një pauze të shkurt dhe shtoi: "Kërkesa e palës iraniane për marrjen e garancive që të parandalohet shembje përsëri e marrëveshjes bërthamore, është plotësisht e arsyeshme dhe e logjikshme".
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Mikhail Ulyanov, përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë organizatave ndërkombëtare në Vjenë, sot me një mesazh të publikuar në Twitter, ka shkruar: "Interesimi i Iranit për parandalimin e shembjes përsëri të marrëveshjes bërthamore është plotësisht i arsyeshëm dhe i logjikshëm, prandaj nëse Irani do të ketë nevojë për më shumë garanci, mund të ndodhë që të diskutohen dhe shqyrtohen ato".
Mikhail Ulyanov të premten në mbrëmje gjithashtu me anë të një mesazhi të publikuar në Twitter, në mënyrë jo të drejtpërdrejtë ka kritikuar paraqitjen e deklaratave zhgënjyese në lidhje me negociatat e Vjenës në qarqet politike dhe mediale të Perëndimit.
Ky diplomat i lartë i Rusisë në përgjigje ndaj mesazhit të gazetarit të Foreign Policy i cili kishte pasqyruar deklaratat zhgënjyese të diplomatëve evropianë në lidhje me negociatat e Vjenës, ka shkruar: "Është shumë herët për t'u zhgënjyer".
Ndërkohë Ali Bagheri Kani, shefi i delegacionit negociator të Iranit në bisedimet e Vjenës, ka theksuar se propozimet e Republikës Islamike të Iranit për heqjen e sanksioneve të paligjshme dhe për çështjet atomike janë në tryezë, ndërsa shtoi: "Palët e tjera kanë deklaruar se për të ofruar përgjigje të dokumentuar dhe të logjikshme për propozimet e Iranit, kanë nevojë të konsultohen me autoritetet e shteteve të tyre.