Modi dhe Putin mbështesin ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të Iranit
Dhjetor 07, 2021 19:50 Europe/Tirane
Në një deklaratë të përbashkët, Kryeministri i Indisë dhe Presidenti i Rusisë mbështetën përpjekjet për të ringjallur sa më shpejt marrëveshjen bërthamore.
Sipas ISNA, në një deklaratë të përbashkët të kryeministrit indian Narendra Modi dhe presidentit rus Vladimir Putin pas takimit të tyre në New Delhi, e cila u publikua në faqen e internetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Indisë, thuhet: Të gjitha palët duhet të bëjnë përpjekje për të siguruar që marrëveshja bërthamore të ringjallet sa më shpejt të jetë e mundur. Deklaratat e liderëve indianë dhe rusë vijnë pasi raundi i shtatë i bisedimeve për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore filloi në Vjenë të hënën e kaluar.
Tags